Aksidentohet për vdekje një tetovarë, mësohet emri i të vdekurit

 

 

 

Aksident I rëndë ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda ka ndodhur sot rreth orës 16 e 40 minuta në rrugën regjionale Shkup-Tetovë në afërsi të mbikalimit për në fshatn Debërcë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se në veturë kanë qenë dy persona.Personi që është gjetur në karrigen e vozitësit është nxjerrë nga ana e njësisë së zjarrfikësve dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe do të dërgohet për Klinikat e Shkupit.

Sipas burimeve policore bëhet fjalë për Miomir Tevdovski nga tetova. Në ndërkohë, personi që humbi jetën në këtë aksident është Mladen Stojanovski, rreth të 60-tave poashtu nga Tetova.

Trupi I pajetë I tij është gjetur rreth 30 metra larg nga vendi I ngjarjes. Televizioni Koha arriti në vendngjarje dhe ju sjell pamjet nga ky aksidenti I tmerrshëm.Dyshohet se vetura pasi që ka humbur kontrollin është rrokullisur ndërsa ende nuk ka informacione se cilat janë arsyet e këtij aksidenti,

Në vendngjarje kanë dalur ekipet e policisë dhe prokurori publik të cilët do të kryejnë edhe hetimet.