Akterë të rinj në bisedimet Prishtinë-Beograd?

Në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit deri në fund të vitit mund të përfshihen edhe “lojtarë” të rinj, nga Gjermania dhe SHBA, nëse për këtë pajtohen nga të dy palët, shkruan sot gazeta serbe “Novosti”.

Sipas kësaj gazete krerët shtetërorë të Serbisë do të kërkojnë edhe përfshirjen e Rusisë në procesin e dialogut.

Siç spekulohet, bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve në të ardhmen mund të drejtohen në mënyrë operative nga një politikan gjerman me shumë eksperiencë në emër të Bashkimit Evropian, ndërsa Uashingtoni do të dërgonte “një vëzhgues të këtij procesi”.