Aktorët e “O sa mirë” i bashkohen trendit botëror në sfidën ‘Mannequin Challenge’ (Video)

Aktorët e serialit “O sa mirë” janë ata që çdo herë shfaqen me gjëra interesante para publikut.

Kësaj here, ata i janë bashkuar grupeve që kanë bërë tashmë sfidën e njohur ‘Mannequin Challenge’, shkruan IndeksOnline.

Aktorët e serialit dhe stafi kanë arritur që të qëndrojnë më shumë se një minut pa lëvizur. Për më shumë mund të shihni videon e mëposhtme.

Video është publikuar nga aktori Jeton Zogjani, apo Hakiu, siç njihet me rolin në serial.