Aktorët shqiptarë që ndërruan jetë në 2016

bujar lako

Më 20 prill, ka ndërruar jetë Dhimitra Plasari, aktorja e teatrit të Korçës dhe e filmave të kinostudios “Shqipëria Sot”. Plasari u bë e njohur në filmat, si “Dimri i fundit”, “Streha e re” “Vajzat me kordele të kuqe”, Përballimi” etj.

dhimitra-plasari

Aktorja do të mbahet mend për rolet e saj përkrah emrave të njohur të kinematografisë shqiptare si Pandi Raidhi, Dhorkë Orgocka, Jani Riza, Sandër Prosi, Stavri Shkurti etj.

demir-hyskja-e1482755765520

Më 6 gusht mediat njoftuan vdekjen e aktorit të njohur Demir Hyskja. Aktori ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Ai vuante prej tre vitesh nga veshkat, diabeti dhe tensioni i lartë. Hyskaj ka vdekur në banesën e tij.

Melpomeni-Cobani-1

Më 27 tetor, ka ndërruar jetë Melpomeni Çobani. Çobani, për kontributin e saj artistik, është vlerësuar me titullin “Artiste e Popullit” Ajo ka interpretuar role të suksesshme si në dramë ashtu edhe komedi. Disa prej tyre janë: “ Rrënjët e thella”, “Fejesa”, “Vajza nga fshati”, “Prefekti”. Ka interpretuar në më se 1500 role për gati 40 vjet punë në Estradë. Ka interpretuar edhe në kinematografi role të spikatura  si ai i fatorinës , në filmin “Kapedani”,  apo “Tela për violinë”.

Elida-Cangonji-4

28 nëntor, krejt në heshtje dhe pa asnjë lajmërim mediatik, ndërroi jetë si pasojë e leucemisë akute Elida Cangonji. Të gjithë e mbajmë mend vajzën me emrin Zana në filmin shqiptar “Rrugë të bardha”, rol i dashur për publikun luajtur nga aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare. Cangonji ushtronte profesionin mjekes psikiatre prej 30 vjetësh.

Lazer-Filipi-1-e1482761315826

Më 16 dhjetor ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare aktori i mirënjohur i kinematografisë sonë, Lazër Filipi. Aktori i nderuar me çmimin Artist i Merituar ka interpretuar më tepër se 80 role në kinematografi.

Bujar-Lako-1

Ndërkohë, sot në mëngjes (26 dhjetor), si pasojë e një infarkti ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare Bujar Lako. Aktori ka qenë i njohur për shumë në filma, ku midis tyre veçojmë: “Gjeneral gramafoni”, “Ballë për ballë”, “Udha e shkronjave”./Shendeti