Aktori i njohur turk çmendet pas këngëtares shqiptare, ja çka bën

Na ndodh shpesh që lexojmë nëpër komente, statuse apo gjetkë që “turqin na pushtuan” si një lloj sarkazme për serialet e shumta turke që transmetohen në vendin tonë.

Gjithashtu duhet ta pranojmë që vajzat shqiptare janë “marrosur” pas aktorëve turk, por ka edhe nga ata aktorë turq që janë “marrosur” pas vajzave shqiptare. Njëri prej tyre, Tolgahan Sayışman është martuar me një ish-Miss si Almeda Abazi, e një tjetër së fundmi duket se është magjepsur nga Arilena Ara, ose më saktë nga “Nëntori” i saj, shkruan intv.al Behet fjalë për Ozan Gulerm një nga aktorët më të njohur turq, i cili është edhe protagonist i serialit “O Hayat Benim” që po shfaqet në Shqipëri këto kohë. Ai ka postuar në Instagramin e tij zyrtar një video të këngëtares shqiptare Arilena, e cila po këndon “Nëntorin” në versionin shqip.
Por mesa duket, Ozan nuk i pëlqen vetëm “Nëntorin”, pasi ai jo vetëm i ka bërë “follow” në Instagram por edhe e ka “bombarduar” me “like”. Ndërkohë që Arilena nuk e ndjek atë. Epo, s’ka faj dhe ai i shkreti!