Aktorja e famshme: ‘Kisha frikë të kthehesha në Amerikë pas konvertimit në fenë islame’ (FOTO/VIDEO)

Lindsay Lohan ka pasur frikë të kthehej në New York për shkak të interesit që ka treguar kohën e fundit ndaj fesë islame.

Aktoja e njohur që kohët e fundit është duke u konvertuar në myslimane ka treguar këtë të premte për Daily Mail, qasjet e saj politike, për punën me refugjatët, jetën e saj të dashurisë, etj.

Ajo ka thënë se studimi i kuranit e ka bërë të ndihet në paqe si dhe i pëlqejnë praktikat islamike.

“Është një fe shumë shpirtërore”- ka thënë ajo.

Lohan ka theksuar se i respekton të gjitha fetë e tjera s dhe konvertimi i saj drejt islamit do të zgjas për pak pasi nuk mund të kthehesh nga një fe në tjetrën pa e studiuar mirë.

Aktorja i ka dhënë edhe një “këshillë” presidentit të SHBA bazuar në përvojën e saj me liderin e Turqisë, Erdogan.

“Trump duhet të mësojë prej presidentit Erdogan se si të sillet me refugjatët. Erdogan ka një zemër të madhe dhe i gjithë populli e do për këtë. Unë mendoj se SHBA-të duhet të ndjekë të njëjtin shembull”, – ka thënë ajo gjatë intervistës.

Ndërkohë 30 vjeçarja ka thënë gjithashtu se do të donte të ishte në një film që flet pikërisht për këtë situatën alarmante me refugjatët sirianë.