AKTORJA E NJOHUR BRITANIKE ME KËPUCËT E PUNUARA NGA GRATË E KOSOVËS [FOTO]

Brendi britanik “L.K.Bennett” dhe “Women for Women International” kanë sjellë së fundi koleksionin e kepucëve #heartandsole (zemër dhe shputë) të qëndisura nga gratë e Kosovës.

Fitimi nga ky koleksion u dedikohet fuqizimit të grave që mbijetojnë nga lufta, kurse rrobat e LK Bennett, ndër tjera, i veshë edhe bashkëshortja e Princit britanik William, Kate Middleton.

Këpucët e dizajnuara nga gratë e Kosovës i ka mbathur së fundi aktorja e famshme britanike Helen Mirren, e cila përpos që ka mbështetur këtë iniciativë, ajo edhe ka lavdëruar dizajnin e punuar nga gratë e Kosovës.