Aktorja e njohur turke drejtë altarit me futbollistin Arsenalit Ozil

Amine Gulse, ish Miss Turqia ka qenë gjithmonë në qendër të mediave turke jo vetëm për bukurinë dhe talentin e saj, por edhe jetën sentimentale.

E njohur si Nur nga seriali “Mos u dorëzo”, Amine ishte e lidhur me futbollistin e mirënjohur të Arsenalit Mesut Ozil. Çifti u ribashkua pas një periudhe ndarjeje prej pothuajse një viti e gjysmë e tashmë, mediat turke kanë dhënë lajmin e madh të në marteses mes çiftit. Thuhet se Ozil i ka propozuar bukuroshes 24 vjeçare me 100 trëndafila të kuq dhe një unazë e cila ka kushtuar plot 200 mijë lira turke.

Kurora e bukurisë si “Miss Turqia” i solli padyshim shumë fat bukuroshes Amine Gulse. Ajo menjëherë mori propozime për një sërë rolesh në serialet turke dhe aktualisht është një nga aktoret më të pëlqyera.

Ajo u bë e njohur edhe për publikun shqiptar si Nur nga “Mos u dorëzo” në të cilën interpreton në krah të Tolgahan Saysiman.

Tashmë, sipas shtypit turk, çifti është gati të hedhë hapin e madh. Ata kanë nisur përgatitjet për dasmën e tyre. Amine është drejtuar tek një nga miqtë e saj më të mirë e njëkohësisht stilisti i famshëm në Turqi, Ba?z?ba?l? për fustanin e saj të nuses.