AKTROJA E HOLLIWOODIT VISHET PORTOKALLI KUNDËR DHUNËS ME ARMË

 

Yllja e Hollivudit dhe fituesja e Oscar, Julianne Moore, i është bashkuar një proteste të mbajtur në New York, ku të gjithë pjesëmarrësit ishin veshur ngjyrë portokalli, me rastin e “Ditës së Vetëdijes Kombëtare ndaj Dhunës me Armë”.

Njerëz që kanë rënë preh e sulmeve me armë, të mbetur gjallë nga sulmet e kësaj natyre dhe të afërm që kanë humbur familjarët e tyre në sulme, të mbështetur nga aktivistë të shumtë të shoqërisë civile, kanë nisur marshimin e tyre në urën Bruklin dhe më pas janë derjtuër drejt Manhatan-it të poshtëm, duke u tubuar në Sheshin Foley.