Akulli bie nga kati i 10 në një kafene në Prishtine, lëndon disa persona

Disa persona janë lënduar në një kafene në lagjen “Dardania” në Prishtinë, pasi copa të akullit dhe bora kanë rënë nga kati i dhjetë i ndërtesës.

Të lënduarit ishin në zonën ku konsumohej duhani në kohën kur bora kishte rënë në kafene./koha.net