Akulli në Antarktik po shkëputet

Shkencëtarët britanikë kanë tërhequr vërejtjen se një pjesë e akullit të Antarktikut do të shkëputet, duke e formuar një ishull të akullit, që do të jetë njëri prej më të mëdhenjëve në botë.

Shkencëtarët e tubuar në atë që ata e quajnë, Project Midas, thanë se pjesa e ndarë, e njohur me emrin Larsen C, po bëhet gjithnjë e më jostabile.

Prej vitit 2011, një çarje në këtë pjesë të ndarë të akullit ishte zgjatur për afro 50 milje, ndërsa prej dhjetorit të vitit të kaluar, çarja ishte shtuar për 13 milje.

Ekspertët parashohin se ndarja mund të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm, që do të rezultonte me një ishull të akullt prej 2 mijë miljesh katrore në këtë hapësirë.

Shkencëtarët nuk e atribuojnë këtë ndarje në mënyrë të qartë për shkak të ndryshimit klimatik, megjithqë në kumtesë sugjerojnë se ka lidhje me rritjen globale të temperaturave.

Përkundër madhësisë së pjesës së ndarë të akullit, çfarëdo rritje eventuale e nivelit të detërave pritet të jetë e parëndësishme.