Akuzohet se dogji për së gjalli civilët në Bosnjë

Prokuroria shtetërore paditi Radomir Susnjarin të premten për rolin e tij në vrasjet masive të boshnjakëve në qershor të vitit 1992 që u mbyllën në një shtëpi në “Pionirska” në Visegrad, së cilës më pas iu vu zjarri.Susnjari, i njohur gjithashtu si Lalco, thuhet se arriti me trupat e Ushtrisë Serbe të Bosnjës dhe anëtarë të forcave paraushtarake serbe në një shtëpi ku po mbaheshin boshnjakët.Ai dhe të tjerët kërcënuan boshnjakët, duke thënë se ata do të vriteshin nëse nuk u jepnin bizhuteritë dhe paratë, citohet në akuza.Prokuroria e akuzon Susnjarin për trajtimin e keq të boshnjakëve për të mësuar nëse ata kishin fshehur flori apo para, duke i kërcënuar dhe fyer ata.Të njëjtën natë, sipas prokurorisë, Susnjari urdhëroi civilët të shkonin në një shtëpi tjetër, i shoqëroi ata atje dhe i mbylli në shtëpi.Ai më pas hodhi një granatë në shtëpi, duke i vënë asaj zjarrin.“Susnjari hodhi një granatë dore dhe pastaj e qëlloi shtëpinë me një pushkë automatike që të mos i lejonte civilët të largoheshin,” tha prokuroria.“Në shtëpi ishin 57 civilë, ndër ta gra, fëmijë dhe të moshuar, të cilët u dogjën të gjallë. Disa arritën t’ia mbathnin dhe të shpëtonin, ndërsa eshtrat e atyre që nuk mundën të largoheshin s’janë gjetur ende”, shtoi prokuroria.Në vitin 2009 Gjykata e Hagës dënoi me burgim të përjetshëm liderin paraushtarak serb të Bosnjës Milan Lukiq dhe kushëririn e tij Sredoje Lukiq me 27 vjet burg për përfshirjen e tyre në masakrën e Visegradit dhe krime të tjera lufte.Susnjari u arrestua në Francë në vitin 2014 dhe më pas u ekstradua në Bosnjë dhe Hercegovinë pas një procesi gjyqësor që zgjati dy vjet.Padia kundër tij është dërguar në gjykatën shtetërore për konfirmim./BIRN Sarajevë