ALARM I RREJSHËM PËR SULM NË KËLN

Stacioni i trenit në Këln të martën në mbrëmje është evakuuar për një kohë të shkurtër, pas një telefonike për kërcënim me bombë.

Autoritet gjermane njoftuan se telefonata ishte e rrejshme dhe se çdo gjë i është kthyer normalitetit.

Ndryshe një natë më parë në Berlin u krye një sulm terrorist, ku një person ende i panjohur ka hyrë me kamion në mesin e qytetarëve në një treg të Krishtlindjeve, ku kanë mbetur të vdekur 12 qytetarë dhe 48 kanë marrë lëndime të rënda, transmeton KosovaPress.