Alarm për bombë, evakuohen tri stacione hekurudhore

Rreth 3.000 njerëz janë evakuuar sot nga tre stacione hekurudhore në Moskë – Kazan, Yaroslavl dhe Leningrad, pasi një telefonues anonim ka thënë se në to ka një bombë.

“Pas thirrjes se është vendosur në stacionet e trenit bomba, janë evakuuar 1.000 njerëz nga stacioni hekurudhor Kazan dhe Leningradit, ndërsa 750 janë evakuuar të Yaroslavl”, tha një burim i paidentifikuar nga shërbimi i sigurisë ruse, transmeton lajmi.net.