Alarm për bombë në Londër: Evakuohet stacioni i metrosë në Londër

 

Tjetër alarm për bombë në Londër pas masakrës se Manchesterit ku humben jetën 22 persona. Trenat brenda dhe jashtë stacionit “Viktoria” në Londër janë bllokuar pas evakuimit të metrosë.

Udhëtarëve u ishte thënë të largoheshin nga pasi një alarm i zjarrit filloi të dëgjohej kudo brenda stacionit.

‘I gjithë stacioni Victoria sapo është evakuuar. Gjithsesi të gjithë duken të sigurt’, shkroi një dëshmitar në Twitter.

Të gjithë linjat që po kalonin në stacion u mbyllën përkohësisht dhe pritet të rihapen nga momenti në moment, shkruan “Daily Mail