Alarm për bombë në Manchester, policia evakuon qendrën tregtare /Foto

 

Policia ka evakuuar një qendër tregtare në Manchester pas alarmit për bombë. Dhjetra qytetarë shihen se si janë larguar të frikësuar dhe në panik, nga frika ne ndonjë shpërthimi të mundshëm.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe sipas mediave angleze, policia u kishte thënë qytetarëve të ikin sa më shpejt.

Policia ka vënë në pranga një të dyshuar ndërsa qendra tregtare është mbyllur.

Kujtojmë se pas mbrëmjes së mbrëmshme ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë, vendi nuk ka gjetur paqe, pasi një stacion metroje u mbyll para disa orësh dhe një fluturim u anulua për shkak të alarmeve për bombë.