Alarm për sulm terrorist në Festivalin e Kanës në Francë.Evakuohet publiku

Në orën 19:30 një prej shfaqjeve të filmave është dashur të evakuohet pas alarmit për sulm terrorist.

Ngjarja ka ndodhur në Festivalin e Kanës në Francë. Derisa filmi “Redoubtable” po shfaqej, policia u desh të ndërhynte dhe të largonte të gjitha nga vendi ku po jepej filmi.

Bëhet fjalë për një çantë e cila ishte lënë e vetme në një pjesë të Debussy Theater, dhe e cila më pas panikoi të gjithë. Pas 15-të minutave megjithatë shikuesit u lejuan të ktheheshin në vendin ku po jepej drama franceze e cila flet për martesën e Jean Luc Godard, shkruan KultPlus.

Këtë vit sigurimi është përforcuar në Kanë për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste të cilat viteve të fundit në Francë kanë qenë të shpeshta.