Alarm për sulme në Los Angeles; Shërbimet sekrete: Trenat në shënjestër

“Nuk do ta marr metronë. Unë e përdor çdo ditë për të shkuar në punë, por për një ditë të paktën, nuk do ta marr. Nuk e di si e shohin të tjerët, por unë për vete e shoh si shumë serioz këtë kërcënim”, u shpreh Rashid Green, banor i Los Angeles.
Por ka dhe nga ata që mendojnë se frika nuk mund të pushtojë jetën e tyre të përditshme.

“Një ndjesi frike do ta kemi gjithmonë, por mua për çdo rast do të më duhet të shkoj në punë dhe s`mund të bëj dot ndryshe”, shprehet Isabel Falstad.

Linja e kuqe që lidh qendrën e Los Angeles me lagjet veriore të tij, përfshirë këtu dhe Hollywood-in, ndihmon të transportohen 145,000 pasagjerë në ditë si pjesë e sistemit më të gjerë tranzit të qytetit. Patrullat policore në zone do të shtohen e si për të treguar besimin e tij tek masat dhe gatishmëria e forcave të rendit, kryebashkiaku Eric Garcetti vendosi të marrë edhe vetë trenin deri në stacionin Universal City.