Alarmi/ Veriu i Mitrovices po zbrazet nga shqiptarët

Përpjekjet e Serbisë për të hyrë në një mënyrë ose një tjetër në Mitrovicë duket se po japin frytet e tyre në mënyrë indirekte. Provokimet serbe nisën me ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës, vazhduan me arrestimin në Francë të ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kulmuan me tentativën e serbëve për të futur në Kosovë trenin me shkrime nacionaliste “Kosova është Serbi”.

Përfaqësitë Kosovaro-Serbe arritën dakortësinë në Brukel, muri u prish dhe filluan ndërtimet e bllokuara të rrugës “Mbreti Pelar”, por duket se shqiptarët e Mitrovicës, sidomos ata të veriut nuk ndihen të sigurtë nga këto “goditje” të Serbisë.

Sipas mediave kosovare, shqiptarët kanë shitur rreth 60 për qind të shtëpive dhe rreth 70 për qind të banesave të tyre në veri të saj.

Më parë i është bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të krijojë një fond dhe t’i blejë vetë banesat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës për të ndaluar spastrimin etnik që kryente Serbia duke blerë shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës.