Alaska goditet edhe nga një tërmet tjetër

 

Qendra Informative e Tërmetit e Alaskës njofton se një tërmet i shkallës 3.8 Rihter e ka goditur pjesën qendrore të vendit.
Kjo qendër njofton se tërmeti kishte epiqendrën 43 kilometra në veri të Pleasant Valley, një qytet me rreth 700 banorë. Tërmeti goditi në një thellësi prej 11 kilometra.

Nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Tërmeti ishte i katërti që goditi Alaskën këtë fundjavë.