Alban Skenderaj e kall Prishtinën (VIDEO)

Alban Skenderaj ka mbajtur sot koncertin e shumë pritur të tij dhe atmosfera ishte në kulm për këtë koncert

Ai ka filluar në orët e mbrëmjes derisa është mbajur në parkun e e Bibliotekës Kombëtare.

Ky është koncerti i tretë i tij i madh që quhet me emrin “Tingujt e ditarit tim”.

Në këtë koncert Albani nuk ishte vetëm.

“Rrugës për Koncert. I fundit nga rreth 100 veta staf që tashmë kanë mbërritur nga Tirana në Prishtinë. Diçka e madhe na pret”, ka shkruar Albani në Istagram.

Edhe ky koncert është organizuar nga banka ProCredit Bank, e cila e ka bërë shprehi organizimin e koncerteve të këtilla, me këngëtarë roker. Kujtojmë se vitin e kaluar kjo bankë kishte bërë koncert me grupin Marigona, shkruan GazetaExpress.

Koncerti është mbajtur në ambientin e hapur të Bibliotekës Kombëtare “PjetërBogdani”, ndërkaq bashkë me Albanin në binë kanë qenë edhe 30 muzicienë të njohur shqiptarë.

Njëri rej tyre ka qenë mjeshtri i violinës Olen Cesari, i cili në bagazhin e tij artistik ka edhe një mori koncertesh të këtilla në shumë vende të botës.

Ai është i kërkuar në shumë koncerte të ndryshme ndërkombëtare.

Kjo është hera e tretë e Albanit që paraqitet me koncertin recital “Tinguj të Ditarit tim”.

Fundi i koncertit është përcjell me fishekzjarre për të cilat është përkujdesur ProCredit Bank.

Në koncert ka pasur argëtim edhe për fëmijë që janë përcjell më muzikë.

Koncerti filloi në ora 19:30.