Alban Skenderaj trajner i ri i The Voice of Albania 6

Alban Skënderaj është zyrtarisht një prejt rajnerëve të “The Voice of Albania 6”. Artisti u rikthye në majat e klasifikimeve këtë vit dhe realizoi disa prej koncerteve më të bukur të vitit.
“Artisti Mashkull i Vitit” në “Top Awards” do të jetë ulur në karriken e kuqe për të zbuluar zërin më të mirë të shqiptarëve. Alban Skënderaj është një prej kantautorëve e kompozitorëve më të suksesshëm.
Karriera muzikore e tij mori hov të menjëhershëm pas pjesëmarrjes në “Top Fest 2”, nga ku doli dhe triumfues. Që nga ajo kohë ai nuk ka rreshtur kurrë së bëri muzikë, duke fituar lavdi kudo që shkel.
Mund të thuhet me plotë gojën se Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të dashur të dekadës për publikun e gjerë dhe kjo falë devotshmërisë së tij ndaj muzikës pa kompromise.
Duke ardhur gjithmonë origjinal, Skënderaj ka lëvruar në disa zhanre muzikore. Numëron 3 albume, dhjetëra këngë, si dhe disa bashkëpunime. Skenderaj është fitues i disa çmimeve prestigjoze muzikore.
Koncerti recital “Tingujt e Ditarit Tim”, që konsiderohet një prej turneve më të mirëfilltë realizuar ndonjëherë në Shqipëri e Kosovë, festoi 10-vjetorin e karrierës së tij muzikore.
Vetëm vitin e fundit ai ka publikuar katër këngë, të cilat janë kthyer menjëherë në hit, si “Unë dhe Ti”, “Duart Lart”, “Kam Nevojë” dhe “Engjëll”.