Albin Kurti: Kombi shqiptarë në udhëkryq kohor e gjeografik

Lëvizja  Vetëvendosje në 10-vjetorin e protestave për respektimin e kufijve të Kosovës dhe bashkimin kombëtar.

Lëvizja Vetëvendosje nje ditë  më parë  shënoi dhjetë vjetorin e protestës së organizuar kundër implementimit të planit të Ahtisarit, ku humbën jetën aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Vëtëvendosje  në kujtim të kësaj proteste, Sot  bëri bashkë aktivistë të ardhur nga Prishtina,dhe Tirana për të ndjekur  dokumentarin “10 Shkurti”, ku pasqyrohen protestat dhe përleshjet me policinë kosovare

“10 Shkurti hyri në historinë e vonë të popullit tonë si dita kur u kundërshtua imponimi politik prej Planit të Ahtisaarit dhe ku u shpreh vullneti popullor për liri e pavarësi”.Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga Policia rumune e UNMIK-ut, 10 vite më parë.

Gjatë asaj proteste ishte kundërshtuar plani i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit një vit më vonë, Kosova shpalli pavarësinë e saj.Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të cilësojë atë plan si një kompromis të dëmshëm për Kosovën, ndërsa edhe sot ajo kundërshton çfarëdo bisedimesh të pakushtëzuara me Beogradin .Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i ka bërë thirrje misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që të kërkojë ndjesë për dështimin që të mbrojë jetët e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, që u vranë gjatë ndërhyjes së policisë për të shpërndarë një protestë të lëvizjes Vetëvendosje më 10 shkurt të vitit 2007, kundër negociatave për statusin politik të Kosovës

Rezultate imazhesh për foto 10 shkurti vetevendosje

Pas dokumentarit deputeti i Lëvizjes VETEVENDOSJE Albin Kurti mbajti një diskutim të hapur me ët pranishmit ,duke iu pergjigjur pyetjeve nga salla.

Vitet ne vijim nuk do të jene kaq të qeta sa  jane tani, ndaj Shqiperia dhe Kosova duhet të kene bashkëpunim ekonomik dhe ushtarak, theksoi Albin Kurti .Nuk mund të jemi peng i faktit që ne e kemi mire me Ameriken,apo mire me BE e nuk na intereson gje tjeter. Jo ,rehatia nuk është gjë tjeter vecse mungese e mendimit. Sot Kombi shqiptarë është në udhekryq kohor e gjeografik,tha ndër të tjera ,z.Kurti
Bashkësia ndërkombetare është kthyer në konglomerat për disa shtete ,ndërkohë që vetë  Kosova,Shqiperia, nuk kane  mendim politik ,gjeostrategjik  e madje as veprim kombetarë.

Lidhur me shkembimin e territoreve ne veri të Koosves,Albin Kurti ,u shpreh kundër kësaj ideje ,duke folur me tej për rrezikun real që po i kanoset Kosoves ,me bosnjezimin e saj.

Pra ,ashtu sic po dështon Bosnja me Republiken Serpska,po tentohet e njejta gje ne Kosove. Ne nuk mund te lejojme shtet brenda shteti si “matrioshka ruse”,vijoi me tej  deputeti Kurti.