Albin Kurti u lexon fëmijëve ‘Luli i Vocërr’ nga Migjeni (FOTO)

Albin Kurti, i cili është kandidat për kryeministër vendi nga Lëvizja Vetëvendosje, në aktivitetin e sotëm të organizuar në Prishtinë, është parë derisa u ka lëxuar fëmijëve libër.

Libri të cilin Kurti po u lexonte fëmijëve, në kuadër të organizimit ‘’Prishtina Lexon’’, ishte ‘’Luli i Vocërr’’ nga Migjeni.

“Që të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të lumtur në Një Qershor e në ditët e tjera të vitit, por jo të gjithë kanë mundësinë ekonomike që ta realizojnë këtë të drejtë. Ndaj fëmijët e kryeqytetit i këshillova se nëse i kanë dy mollë, ta ndajnë një për vete e një për shokun ose shoqen. E nëse e kanë veç një, ta ndajnë gjysmën për vete gjysmën për shokun a shoqen” thotë Kurti