Albini flet për luftë

Albin Kurti paralajmëron se çështja e Demarkacionit mund të sjellë sërish luftë në Kosovë brenda 5 vjetësh.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, paralajmëron se çështja e Demarkacionit mund të sjellë sërish luftë në Kosovë brenda 5 vjetësh.

“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vjetët e ardhshme ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, tha Kurti në Tiranë, transmeton Syri.net

Kurti ka deklaruar se shtyrja e ratifikimit ë demarkacionit vendimi nga ana e qeverisë së Kosovës i ka shpëtuar vendit 8200 hektarë tokë:

“Më datën 1 shtator është arritur një sukses i madh, pasi kemi shpëtuar 8.200 hektarë. Nuk mund të kesh kufi pa pasur territor. Me marrëveshjen e Thaçit e Mustafës ne kemi një kufi të ri, jo demarkacion. Mali i Zi e ka dashur Qafën e Kaçorrit dhe dëshiron të vijë edhe më thellë për planet e tij. Marrëveshja me Malin e Zi është një marrëveshje kapitulluese për Kosovën. Falënderojmë qytetarët për protestat. Kemi arritur ta zmbrapsim koalicionin qeverisës. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë në azil”, ka thënë Kurti