Aleanca e tërhiqet në Bërvenicë për të fituar shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët në degën e Brvenicës dhe kandidati i kësaj partie Nasuf Sinani, duke mos dashur që të ndodh një humbje kauzale e shqiptarëve, vendosën të tërhiqen nga gara elektorale për kryetar komune, por jo edhe për listën e këshilltarëve, ku paralamërojnë zhvillimin e një beteje të fuqishme për këshillin komunal ,thuhet në komunikatën për media të Aleancës, dega Bërvenicë.

Në vazhdim komunikata e plotë:

“Garimi i më shumë kandidatëve shqiptarë në zgjedhjet lokale të komunës së Brvenicës, do të bënin të paqartë epilogun final të garës zgjedhore, duke rrezikuar humbjen e shqiptarëve në këtë komunë.

Aleanca për Shqiptarët, duke mos dashur që të ndodh një humbje kauzale e shqiptarëve, veproi kombëtarisht duke tërhequr nga gara elektorale kandidatin për kryetar komune, z.Nasuf Sinani. Me këtë rast, falenderojmë publikisht aktin e lartë moral dhe patriotik të z.Sinani, i cili dha prova të pamohueshme që është i gatshëm të flijohet atëherë kur “s’lëshojnë pe” dy kundër-kandidatët e tij, Enver Pajaziti (dikur BDI) dhe Selatin Jusufi (Lëvizja Besa).

Ne, Aleanca për Shqiptarët, dëshmojmë në vepër që kur e do koha, jemi të gatshëm të sakrifikojmë interesat partiake për ato kombëtare. Ne nuk harrojmë që “partia është e përkohëshme, ndërsa interesi kombëtar dhe vendlindja jonë është e përjetëshme”. Kolltuku i të parit të komunës, nuk është më i rëndësishëm se sa mirëqenia dhe standardi jetësor i bashkëvendasve tanë, prandaj kësaj rradhe do të veprojmë me konstruktivitet, duke ju lëshuar rrugë BDI-së, PDSH-së dhe Besës, por nga ana tjetër do të zhvillojmë betejë të fuqishme në kuvendin komunal për realizimin e programit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët”.

Na prift e mbara!

Aleanca për Shqiptarët
Dega Bërvenicë