Aleanca per shqiptaret mbajti tubim ne Debresh, Bogovin, Negotine

Debreshi, si rrallë herë deri më tani, priti liderët e Aleancës për shqiptarët dhe kandidatin për deputet z. Shpëtim Elezi. Të pranishmëve ju drejtuan liderët të cilët shpalosën platformën politike të Aleancës si dhe kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, profesori Shpëtim Elezi.

Në Restorantin “Las Vegas”, sonte në Bogovinë Aleanca për shqiptarët shpalosi platformën e vet zgjedhore. Bogovinas me entuziazëm dhe me prani të madhe pritën prezencën e liderëve të Aleancës në vendin e tyre.

Në pallatin e kulturës në Negotinë, Aleanca për shqiptarët shpalosi platformën zgjedhore. Në mesin e negotinasve ishin prezent liderët e Aleancës për shqiptarë dhe kandidatë për deputet, z. Ziadin Sela, z. Vesel Memedi, z. Arben Taravari, znj. Arta Toçi.