Aleanca per shqiptaret mbajti tubim ne Kumanove

Aleanca per shqiptaret sonte ka qëndruar në qytetin e Kumanovës, ku para kumanovarëve ka prezantuar platformën politike. Të pranishmëve iu drejtua kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër 2, Isuf Seferi, i cili tha se të fitosh zgjedhjet dhe të jesh në pushtet, e të mos e materializosh këtë, kjo flet se nuk ke aftësi për të udhëhequr me shqiptarët, ndërsa sipas tij, me ‘Aleancën për shqiptarët’, kjo do të ndryshojë.

Publikut iu drejtua edhe bartësi i listës zgjedhore, Nexhmedin Sadiku, i cili tha se Kumanova është vendi më i goditur, por asnjëherë nuk është përkulur, duke shtuar se është vendi nga i cili morrën gjithçka, për të mos kthyer asnjëherë atë që e meriton.