Aleanca per shqiptaret mbajti tubim ne Saraj dhe Zheline

Kryetari i LR-PDSH- së,  Zijadin Sela, i cili është bartës i NJZ 6 deklaroi se do të angazhohet që gjuha shqipe të jetë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë. Shteti, siç tha Sela do të jetë bikombëtar dhe do të merren vendime me konsensuz, ndërsa decentralizimi do të zbatohet në tërësi.

Ne do të vazhdojë edhe shprëndarje të barabartë të vendeve të punës. Për shembull, në policinë e Tetovës të ketë 80 për qind të punësuar shqiptarë, sepse në Tetovë jetojnë 80 për qind shqiptarë. Kështu do të jetë në të gjitha institucionet, domethënë punësimi etnik do të realizohet në varës të asaj se sa në rajone të caktuara jetojnë shqiptarë” tha Sela.

Ai shtoi se “Aleancëa për shqiptarët” partnerë kolaicioni ka popullin shqiptar.

Të pranishëmve në Zhelinë iu drejtua edhe kandidati për deputet në NJZ6 Zylfi Adili, si dhe kryatariët e dy partive të tjera, partnerë koalicini në Aleancën për shqiptarët, Vesel Memeti i RDK-së dhe Gëzim Ostreni i Unitetit.

Aleanca për shqiptarët sonte mbajti tubim edhe në Çellopek,  komuna e Bërvenicës.

Aleanca për Shqiptatët ka zhvilluar një tubim elektoral edhe me banorët e Komunës së Sarajit.

Në këtë aktivitet, drejtuesit e Aleancës, para një numri të madh të mbështetësve kanë prezantuar platformën politike të partisë së tij.