Aleanca per shqiptaret mbajti tubim qendror ne Tetove

Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar takimet me qytetarë për të shpalosur platformën dhe kadidatët për deputet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Tubimi qendrorë është mbajtur në sallën sportive të shkollës së mesme medicinale në Tetovë.

Para të pranishmëve u drejtuan Gëzim Ostreni, Vesel Memedi, Arta Toçi, Ziadin Sela dhe kandidatë tjerë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ziadin Sela para të pranishmëve tha “Më bëri përshtypje letra e Ali Ahmeti që u’a dërgon shqiptarëve. Ahmeti, dërgova atë letrën familjarëve të Radishanit, familjarëve të Monstrës dhe Kumanorëve. Për ty barazi do të thotë që të ju japësh dënim të përjetshëm shqiptarëve të rastit Monstra. Ne jemi që të na jepni një votë më tepër e pastaj të jemi të barabartë. Nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe instituti që e bën para zgjedhjeve. Vota e bën të barabartë gjuhën shqipe. Vota për Aleancën e bën gjuhën shqipe të barabartë. Zona zgjedhore numër gjashtë voton për fuqinë e shqiptarëve në Maqedoni. Votoni Aleancën nëse doni ndryshim” tha mes tjerash Sela.

Kryetari i RDK-së në mes tjerash tha “Gjuha shqipe do të jetë zyrtare, deshi apo nuk deshi Nikolla Gruevski apo Zoran Zaev.”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në këtë tubim u preken edhe tema si: administrata, migracioni, ekonomia dhe mediat