Aleanca për shqiptarët” në Gradec dhe Saraj

 

Aleanca për shqiptarët, ka vazhduar me takimet e drejtpërdrejta me elektoratin, kësaj radhe në Gradec edhe Saraj. Vesel Memedi i RDK-së, si pjesë e këtij koalicioni, përpara banorëve të Gradecit, tha se tani është momenti që të merremi me palën shqiptare pasi, siç tha ai, në oborrin tonë gjithçka është e papastër dhe gjërat duhet të dalin në shesh, ndërkaq ai shtoi se me palën maqedonase do të duhet të merremi në momentin  e duhur.

“Dua që ju bashkë me ne të kërkoni të vërtetën për të shpërfaqur gjithçka, për ti shpërfaqur ata persona që janë thirrur në emër të fesë dhe në gjithçka tjetër duke krijuar pasuri marramendëse në kurriz të popullit shqiptar. Ka ardhur koha ta kërkojmë të vërtetën e këtyre fondeve që I kanë krijuar këta njerëz mbi kurrizin tuaj. Mos mendoni se këto padrejtësi do të rregullohen vetvetiu”, tha Vesel Memedi nga  Aleanca për shqiptarët.