Aleanca për shqiptarët pritet të zhvillojë takim me LSDM-në

Aleanca për Shqiptarët ka lajmëruar se gjatë kësaj jave pritet të zhvillojë një takim me përfaqësues të LSDM-së për qeverinë e re.

Ndërkohë, partitë shqiptare nënshkruese të platformës së përbashkët janë në negociata me LSDM-në për formimin e qeverisë dhe kjo javë pritet të jetë finale e negociatave.

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë bërë me dije se gjatë kësaj jave do të ketë një takim me LSDM-në lidhur me formimin e qeverisë së re dhe për dygjuhësinë.

Kutjojmë se fundjavën e kaluar, kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela foti në një takim të përbashkët kreun e BDI-së Ali Ahmetin, por ftesës nuk iu përgjigj lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami, përcjell “Zhurnal”.