Aleanca per shqiptaret: Reagim ndaj shpifjeve ne media

Reagim ndaj shpifjeve të një portali partiak
Pas publikimit të një lajmi tendencioz, në disa portale që fatkeqësisht po paguhen dhe mbahen nga një parti “lëvizje” opozitare, vendosëm të reagojmë dhe demantojmë lajmin.
Njoftojmë opinionin e gjërë se Aleanca për Shqiptarët nuk ka zhvilluar asnjë takim në fshatin Livadhi dhe se takimi me banorët e Livadhisë është caktuar për më datën 1 Dhjetor.
Lajme të tilla tendencioze dhe shpifëse nuk do të na ndalin në rrugën tonë të drejtë drejt fitores së madhe.
Përgjigjen nga Livadhia dhe nga gjithë fshatrat e qytetet tjera shqiptare, do ta merrni më 11 Dhjetor.
Për hir të së vërtetës, në ditën kur janë vizituar shtabet e Koroshishtës dhe Dollogozhdës, në Livadhi ka pasur takim Bashkimi Demokratik për Integrim. E presim edhe Lëvizjen Besa këtyre ditëve. Nëse qëllimi i krijimit tuaj ka qënë të luftoni Lëvizjen për Reforma dhe Aleancën për Shqiptarët, këtë e keni të humbur. Aleanca është e madhe dhe e fuqishme. Me fitoren e saj edhe ju do bëheni fitimtarë.
Livadhia e pret edhe birin e vet që të jetë prezent në takim, sepse e kemi huazuar në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Likovë, Studeniçan, Manastir, Resnjë, Prilep. Është fushatë dhe po përpiqet t’iu sjell fitoren gjithë shqiptarëve dhe jo veç Livadhisë. Takimi në Livadhi do të bëhet kur të jetë prezent edhe biri ynë, Ziadini. Atë ditë do e shihni përgjigjen.
Aleanca për Shqiptarët – Livadhi