“Aleanca për shqiptarët” Sela: U bashkuam për të mirën tuaj

Aleanca për shqiptarët mbrëmë qëndroi në Saraj, nga ku kërkuan mbështetjen e qytetarëve shqiptarë për të vendosur themelet e ndryshimeve pozitive në Maqedoni e posaçërisht për shqiptarët. Kreu i LR PDSH-së, pjesë e kësaj aleance Zijadin Sela tha se programi i aleancës është thjeshtë ajo që duan shqiptarët. Sipas Selës, aleanca pas legjitimitetit të marrë nga qytetarët, do të mbledh të gjitha subjektet shqiptare në një tryezë për të hartuar strategji të përbashkët në përballjen me bllokun politik maqedonas.