Aleanca për Shqiptarët tubim të madh në Strugë

Aleanca për Shqiptarët sonte ka zhvilluar një tubim në qytetin e Strugës. Mijra simpatizant të pranishëm aty sonte kanë pritur me duartrokitje dhe shumë entuziazëm kryetarin e LR PRDSH-së Ziadin Sela por edhe krerët e tjerë të Aleancës për Shqiptarët.

Në fjalën e tij para bashkvendasive Ziadin Sela mbajti një fjalim tepër emocional të shoqëruar me duartrokitje dhe shumë eufori nga të pranishmit. Dukshëm i kënaqur me prezencën dhe atmosferën së sallë Sela falemenderoj krerët e aleancës për shqiptarët dhe më pas u tha  ‘kjo është Struga të nderuar miq’.

Gjatë fjalimit të tij Ziadin Sela thumboj liderin e BDI-së Ali Ahmeti, si dhe politikanë të tjerë të cilët gjatë zgjedhjeve në Strugë shpesh kan shprehur apetitet e tyre për të marrë komunën e Strugës ‘Ju them të gjithë ju, që e keni mendjen te Struga. Struga nga viti 2013 është shpronësuar, nuk ka më pronarë. Pronarë të Strugës janë shqiptarët dhe zoti’. Ai posacërisht ju drejtua Ali Ahmetit ‘Përse e doni Strugën? E doni që ti riktheheni hajdutllëqeve tuaja?! Kjo nuk ka për të ndodhur më. Ku ishe ti Ali deri në vitin 2013 kur vije në Strugë dhe kaloje udhkryqin ku aksidentoheshin dhe vriteshin shqiptarë dhe nuk pate aspak ndergjegje për të ndar mjete dhe ta rregulloje këtë problem. Ku ishe ne 2013 ku ti Ali Ahmeti bashkë me Nikolla Gruevskin ju merrnit qytetarëve të Strugës nga 2 milion euro. Prandaj unë të  sfidoj, të kam ardhur në njësin zgjedhore numër 6 atje ku je ti dhe do të fitoj, dhe nëse ke dëshir hajde ti këtu, dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale garojmë përballë njëri tjetrit dhe atëherë o unë o ti, se me kto kriminelët e vegjël që janë këtu nuk do të merrem’.

Më pas Sela foli për platformën e Aleancës për Shqiptarët ku theksoj se zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të gjithë shtetin është kushti kryesor i këtij subjekti për të hyrë në bisedime për hyrje në qeveri. Fjalimin e plotë të liderit të LR-PDSH-së mund ta ndiqni në videon më poshtë nga minuta e 27.