Aleksis Cipras: Do të lehtësojmë procedurat për dhënien e nënshtetësisë greke

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras vizitoi dje Ministrinë e Brendëshme greke, ku shpalli iniciativat ligjore që do të marrë qeveria e tij. Për sa i përket çështjes së nënshtetësisë, Cipras u shpreh:

“Çështja e dytë që dua t’i referohem, reforma e dytë, është ajo e nënshtetësisë dhe këtu do të vëmë në jetë një të drejtë që është e mbrojtur me ligj, por në jetën reale ka shumë vështirësi, të cilat i njohim shumë mirë, por kryesisht i njohin mirë dhe bashkëqytetarët tanë që jetojnë prej shumë vitesh në Greqi, të cilët kanë të gjitha kushtet ligjore dhe tipike që të përfitojnë nënshtetësinë, por praktikisht hasin shumë vështirësi ose nuk e përfitojnë fare.

Dëshirojmë pra të lehtësojmë dhe të përshpejtojmë procedurën e dhënies të nënshtetësisë. Është një iniciativë e cila do të modernizot, kryesisht  proçedura e intervistës, por dhe dokumentacionet e nevojshme si dhe vitet e duhura.

Sot kemi një kuadër ligjor shumë të dobët. Në shumë raste sidomos në shumë intervista, ka shumë mundësi që edhe disa nga ne nuk do të kishin mundësi t’i përgjigjen pyetjeve që bëhen. Kjo është e vërteta dhe nuk na nderon fare.

Prandaj duhet të modernizohet menjëherë kuadri ligjor, i cili do të promovojë rregulla të cilat do të lehtësojnë proçedurat ligjore, me transparencë të plotë por me më pak burokraci. Siç duhet të jetë në një shtet modern Europian.”.