Alepo në flakë nga sulmet ajrore


Zonat e mbajtura nga rebelët e qytetit verior sirian të Alepos, panë sulmet më të mëdha ajrore në muajt e fundit pas prishjes së armëpushimit.

Një gazetar i agjencisë së lajmeve AFP njoftoi se e gjithë rruga në lagjen Bustan Al-Qasr u la e dejgur pas bombave të hedhur nga avionët.

Të paktën 13 persona, duke përfshirë gra e fëmijë besohet se kanë vdekur. Luftimet shpërthyen edhe në pjesën jugore, ku kryengritësit u përpoqën të thyejnë rrethimin nga forcat qeveritare.

Aleppo, dikur qendër komerciale dhe industriale e Sirisë, ka qenë e ndarë përafërsisht në dy pjesë që nga viti 2012, me qeverinë që ka kontrollin  në perëndim dhe rebelët në lindje.

Dy milionë njerëz janë prekur nga lufta në qytet, dhe ndihmat për ta kanë qenë një pjesë e rëndësishme e ndërprerjes së armiqësive mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Megjithatë edhe dërgesat e fundit nga Kombet e Bashkuara janë bllokuar pas sulmit ndaj nja karvani me kamionë ndihmash.