Aleppo, mijëra njerëz kalojnë natën në temp. nën zero gradë

Pas ndërprerjes së evakuimeve të civilëve ditën e premte në Aleppo, mediat shtetërore siriane kanë raportuar se mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin qendror të qytetit në pritje të autobusëve për tu larguar nga zona e konfliktit.

Sipas Zhvendosja e civilëve ka nisur në orën 14.00 me orën lokale pas një pakti të arritur mes qeverisë siriane dhe rebelëve.

Mediat raportojnë se mijëra banorë e kanë kaluar natën jashtë duke fjetur në rrugë, në temperatura nën minus, ndërsa evakuimet po bëhen nga forcat e Kryqit të kuq, mbështetësit e qeverisë dhe forcat opozitare.

Evakuimi të premten u ndal në Aleppo pas një mosmarrëveshje mes rebelëve dhe forcave qeveritare siriane. Sipas mediave, qeveveria e Bashar Al Asad bllokoi procesin e evakuimit të civilëve në veri të Aleppos duke akuzuar rebelët se kanë shkelur kushtet e marrëveshjes.

Të paktën 6.000 persona janë larguar nga Aleppo gjatë armëpushimit të së enjtes. Deri më tani,  në qytetin e rrethuar, të mbajtur nën kontrollin e rebelëve anti-Assad prej 4 vitesh, raportohet për mijëra persona të vrarë midis tyre edhe një numër i madh civilësh si rrjedhojë e luftimeve të ashpra në vend.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojnë të dielën edhe  rezolutën e propozuar nga Franca, me qëllim që zyrtarët e OKB të mund të monitorojnë evakuimet nga Aleppo dhe të mbrojnë civilët që zgjedhin të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.