Aleppo, para dhe pas lufte

Një minare 1 mijë vjecare që ngritet mbi xhaminë Umayyade të Alepos, një kala impozante që shikon mbi qendrën e qytetit të vjetër, një treg mesjetar I mbyllur dhe një qendër tregtare moderne e shekullit 21.

Para se lufta shkatërrimtare civile e Sirisë të godiste Aleppon, qyteti më i madh sirian ishte një hub aktiv i tregtisë dhe një qendër historike krenare – trashëgimia e saj e ekspozuar në pikat antike ende përdorej nga tregtarët, udhëtarët dhe besimtarët bashkëkohorë.

Por, lufta që eruptoi në gjithë Sirinë në 2011, eksplodoi edhe në Aleppo në verën e vitit 2012, kur rrebelët morën pjesën lindore të qytetit.

Rrebelët kishin shpresuar se me marrjen e Aleppos, po fillonte rënia e presidentit Bashar al – Assad, ndërsa qeveria në Damask, ishte zotuar se do t’i dëbonte shpejt.

Asnjëra palë nuk i arriti qëllimet, përderisa lufta po zhagitej për më shumë se 4 vjet. Dhe ndërsa luftimet vazhdonin, Aleppo u bë cmimi më i madh i luftës civile, ndonëse vetë qyteti po shkatërrohej cdo ditë nga sulmet ajrore të forcave qeveritare dhe bombardimet nga të dyja palët.

Pjesë të tëra të tregut mesjetar (souq) janë shkatërruar ose djegur, ndërsa minareja e shekullit 11 në xhaminë Umayyade, është rrëzuar para 3 vjetëve.

Strukturat moderne kanë pësuar po ashtu. Qendra tregtare Shahba në dalje të qytetit është mbyllur dhe ndërkohë ka ndërruar pronarë disa herë, teksa është kapur nga grupe të ndryshme luftëtarësh gjatë fazave të shumta të luftimeve rreth Aleppos.

Hoteli Baron, mysafirë të të cilit kane qenë Kemal Ataturk, themeluesi i Turqisë Moderne, Ushtaraku kolonialist britanik, T.E. Lawrence, i njohur si Lawrence of Arabia, dhe mbreti Faisal, mbret i Sirisë dhe Irakut, ka mbetur i braktisur në vijën e frontit.

Tani, armata siriane, e mbështetur nga aleatët rusë dhe iranianë të Assadit, po bëhet gati për ta rimarrë kontrollin e plotë, pasi ka pushtuar shumicën e territorit të qytetit, pos një xhepi të vogël rebel, në lindje.

Për qeverinë, fitorja është në horizont. Por Aleppo ka ndryshuar. Shumica është në rrënoja dhe shumëcka ka humbur – duke mbetur vetëm në foto dhe në kujtime.