Ali Ahmeti: BDI është forcë e organizuar, aset kombëtar

BDI sonte ka zbarkuar në Komunën e Studeniçanit, ku i pranishëm është kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, shefi i Shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri dhe zyrtarë tjerë partiak.
Muhamet Ramadani, kryetari i degës së BDI të Studeniçanit në emër të tij personal dhe kolektivit të degës ka falënderuar aktivistët për punën dhe organzimin e këtillë të tubimit.
“Është ky një takim i radhës i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me aktivistët dhe sipmatizantët tanë… Mirëserdhe në Karshiakën e bashkuar dhe në Studeniçan”, ka thënë Ramadani.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në tubimin në Studeniçan ka thënë se me rëndësi është, “që ne kemi mbjell farën e besimit, ne i kemi ushqyer zemrat e rinisë shqiptare që të jemi dalzotës për gjitha çështjet që i kemi shtruar”.
“E sotmja duhet të na shërbejë se çkemi bërë mirë, dhe çka nuk kemi bërë ose kemi bërë keq. Të këqijat mos t’i përsërismi. Para 15 viteve ndryshe është punuar me shqiptarët, pas 15 vitesh shqiptarët janë ndryshe. Nuk dakordohemi me ato zëra se shqiptarët nuk kanë fituar asgjë, sepse është nënshkruar marrëveshje paqësore me NATO, BE, është ndryshuar kushtetuta… Nuk ka qenë e lehtë të fitosh një luftë, sepse lufta është dashur të manaxhohet dhe të fitosh ushtarakisht, politikisht e ndërkombëtarisht”, ka thënë Kryetari Ahmeti.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se ka prej tyre siç tha, “ që na shajnë, le të shajnë, ne duhet të punojmë t’i thërrasim shqiptarët në bashkim, sepse bashkimi bën fuqinë”.
“Partitë e vogla le të bashkohen kundër nesh, unë dua shqiptarët të jenë të fuqishëm, ajo bëhet kur kemi mandate, deputetë, sepse të copëtuar e humbim forcën.
A keq bëmë që hapëm UNT-në në Shkup, që flamuri shqiptar valvitet i lirë në festa kombëtare, që zyrtarizuam UT-në, 2 mijë policë e ushtarë profesionistë të punësuar, që çdo shqiptarë pasaportën e ka në gjuhën e vet? Ne kurrë nuk do i përçajmë shqiptarët”, ka thënë Ahmeti në tubimin në Studeniçan.
Shefi i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri ka thënë se jeni dëshmitarë se Shtabi qendror që nga 3 shtarori 2015 organizon takime me simpatizantët.
“Kur përmendim numrin 15 mijë, ai nuk është i rastësishëm, sepse takojmë qytetarë dhe aktivistë që u thonë ‘PO’ politikave të BDI-së. Kjo nuk është e rastit”, ka thënë Neziri.
Ai është ndalur në disa sfera si që ka të bëjë me përfaqësimin e drejtë nëpër institucione të ndryshme, pastaj sfera e arsimit dhe tjera ku nga ana e BDI-së janë bërë në vazhdimësi projekte dhe investime.
“Numri para vitit 2002, përfaqësimi ka qenë vetëm 3 përqind, tani është mbi 19 përqind…Viti 94 ka qenë një vit i rëndë për shqiptarët, pasi atëherë shqiptarët themeluan një Universitet falë gjakut të Abdylselam Eminit. Kjo vatër e diturisë në vitin 2005 me poltikat e Ali Ahmetit fitoi legjitimitetin dhe u legalizua si Universitet i parë shqiptarë. Vitin 2016 falë politikave të BDI-së pa asnjë problem ne shqiptarët e Shkupit arritëm të fitojmë Universitetin e dytë shqiptar, UNT-në”, ka thënë Neziri.