Ali Ahmeti flet për marrëveshjen në mes liderëve të partive shqiptare

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë intervistës në televizionin 21, ka folur për takimet që janë zhvilluar ditëve të fundit nga liderët politik shqiptar, të inicuara nga Ali Ahmeti dhe Edi Rama, njofton TetovaSot.

“Akoma dokument përfundimtar nuk ka, dokument përfundimtar do të bëhet në takimin e partive politike, me organet e tyre drejtuese, dmth ky dokument i cili ështër si draft që përmbledh programe, pika kryesore të partive politike që kanë garuar në zgjedhjet parlamantare. Kjo është një përmbledhje si dokument që duhet të miratohet në organet e partivë përkatëse”, theksoi Ali Ahmeti.

Ai theksoi se në këtë draft do të jetë barazia gjuhësore, barazia ekonomike, reformat në gjyqësi, zbardhja e shumë proceseve misterioze, dhe Prokuroria Speciale./TetovaSot/