Ali Ahmeti – Implementimi i MO-së, meritë e subjekteve politike shqiptare

Marrëveshja e Ohrit nuk do të realizohej deri në këtë stad po të mos ishin partitë politike shqiptare, që të përballen me peripecitë përgjatë këtyre 16 viteve.

Kështu shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas tij ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë pasi që përballë partive politike shqiptare sistematikisht kanë qëndruar partnerë që sot e kësaj dite nuk e kanë kuptuar asnjëherë esencën e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Ka ende për tu bërë, por edhe puna nuk duhet ndalur këtu, tha Ahmeti për Medial.mk, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.