Ali Ahmeti i kishte thënë Arbën Xhaferit: Më konsidero si vëllain tënd të vogël (VIDEO)

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur pjesa e dytë e dokumentarit “Një mendje e bukur”. Ky dokumentar i kushtohet Arbën Xhaferit, një prej shqiptarëve më të shquar të historisë sonë. Dokumentari është një profil politik dhe njerëzor për këtë mendje të ndritur.

Në pjesën e dytë të këtij dokumentari Zona Express është fokusuar në aktivitetin politik të Arbën Xhaferit në Maqedoni, përfshirjen e tij në Luftën e Kosovës, në atë të vitit 2001 në Maqedoni dhe në momentet e fundit të jetës së tij.

Ali Ahmeti, udhëheqësi i UÇK-së, ka treguar për këtë dokumentar takimin e parë me Xhaferin. Ai tregon një detaj shumë interesant të këtij takimi, që do t’i determinonte komplet rrjedhën e luftës dhe ngjarjet e tjera gjatë vitit 2001.

Për të mësuar se për çfarë bëhet fjalë, klikoni në videon më poshtë:

x