Ali Ahmeti në Çair: BDI është investim kombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka zbarkuar në Çair duke u pritur kështu nga një numër jashtëzakonisht i madh i banorëve ku lideri i BDI-së Ali Ahmeti u prit nga Beqir Asani kryetar i degës së BDI-së e njëherit bashkëluftëtarë i Ahmetit i cili ishte i shoqëruar nga funksionarë të lartë partiak njofton Zhurnal derisa të pranishëm në këtë takim ishin ish zv.kryeministri Musa Xhaferi, zëdhënësi Bujar Osmani, Nazim Bushi, deputetet Kaltrina Azizi e Vjollca Memeti Nuredini, bartësit e listave Artan Grubi e Ejup Alimi, drejtoresha Shkodrane Dardhishta e shumë funksionarë të tjerë.
Besim Koka: Qytetarët e Çairit të gatshëm të mbështesin politikat e BDI-së
Shefi i shtabit lokal të BDI-së në Çair Besim Koka i cili i pari ka hapur këtë takim të sontëm ka thënë se shumë aktivist tashmë kanë marë detyrat e tyre në realizimin e qëllimit të BDI-së pra fitoren në 11 dhjetor.
Banorët e kësaj ane qytetarët tanë janë të gatshëm të mbështesin politikat e BDI-së, aktivistët tanë janë të gatshëm me gjithë punët që kanë bërë deri më tani, urojmë të kemi sukses e na prift e mbara pasiqë deri më tani kemi hapur shumë shtabe lokale e kemi realizuar shumë aktivitete të rëndësishme, ka thënë mes tjerave Koka.
Artan Grubi: Unë jam baba i tre fëmijëve dhe fatin e tyre e lë në dorë Ali Ahmetit
Fjalë rasti në këtë takim kishte edhe bartësi i listës në njësinë e I zgjedhore z. Artan Grubi i cili në fjalimin e tij tha se se pa e ditur të kaluarën e ardhmja duhet perceptuar me optikë ndërkohë që e sotmja është ndryshuar me kushtetutë derisa e nesërmja do jetë integrimi i vendit në strukturat euroatlantike.
I frymëzuar nga prania juaj por edhe një ditë e kaluar me kryetarin dhe fjalëve që i tha ai gjatë një interviste që e dha sot, historia duhet mbajtur mend dhe duhet kujtuar që e kaluara duhet menduar mirë se ai që e njeh historinë e ndërton të tashmen dhe të ardhmen, pa e ditur të kaluarën e ardhmja duhet perceptuar me optikë, e sotmja është ndryshim kushtetute me dy universitete në gjuhën shqipe, shumë shkolla e salla, janë ndarjet teritoriale nga Likova e në Strugë, e sotmja janë mbi 25 mijë punësime në administratë, një flamur kombëtarë që valëvitet gjithandej, e nesërmja do jetë barazia ekonomike e në secilin aspekt, e nesërmja do jetë integrimi në BE dhe e nesërmja arrihet vetëm me Ali Ahmetin dhe BDI e gjitha që do i bëjmë pas 11 dhjetorit, në qoftë se kryetari Ahmeti nuk do zhvaroste e cdo pëllëmbë e të nxirte kafkat ai dëshmon se nuk është e rastësishme se ai kujdeset për ato dëshmorë që kanë rënë para 100 vitesh, këto investime janë meritë e atyre martirëve që janë varosur të gjallë e biri i tyre i zhvaros dhe ju ndërton përkujtimore, unë jam baba i tre fëmijëve dhe fatin e tyre e lë në dorë Ali Ahmetit, ka thënë kështu në fjalimin e tij z. Grubi.
Ejup Alimi: Arritëm këtu falë angazhimeve dhe ideve që mund të preken
Bartësi i listës në njësinë e II zgjedhore Ejup Alimi në fjalimin e tij ka shtuar se i takon karavanit në krye me Ali Ahmetin që nxori në dritë shqiptarët në Maqedoni duke ndryshuar edhe kushtetutën e vendit.
Jam këtu sot para juve të sjell një mesazh dmth që ata që mbështesin BDI, ne arritëm këtu falë angazhimeve të përbashkëta krah ideve besnike që mund të preken, unë i takoj kësaj treve që në të kaluarën e largët ishte margjinalizuar, një kohë të gjatë vrisja mendjen si të ndryshohet një status, erdhi një moment kthese dhe tani e 15 vite ndihem krenar që i kam takuar atij karavani me në krye komandantin Ali Ahmeti dhe për vjet e mot do e mbaj kujtim se nga këtu na nxori ai, kemi qenë të vetëdijshëm që duhej ndërtimi i një kulle që duhej arkitekt i mirë, ju të dashur vendas të mi jeni dëshmitarë se para një kohe ky popull kanë qenë në periudhë të errët që nuk kanë mund të dalin, fatkeqësisht kemi pasur edhe institucione shëndetësorë që nuk janë kujdesur për ne aspak, në atë kohë të largët kemi pasur bashkëvendasin tonë Dr. Sedat Lumani e vajza e tij gjindet në listë për deputet, mirëpo sot kemi ndërtuar institucione që drejtojnë motrat dhe vëllezërit tanë, ka shtuar mes tjerave z. Alimi.
Bekim Neziri: Ali Ahmeti bëri shtet Kosovën dhe ndryshoi gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni
Shefi i shtabit qendrorë zgjedhorë të BDI-së z. Bekim Neziri në fjalimin e tij tha se derisa deri në vitin 2002 në Çair bëheshin 20-30 punësime për një mandat, ne bëjmë nga 2500 punësime.
Shpesh parashtrohet pyetja se si Çairi cdo cikël zgjedhor fiton padiskutueshëm e mer numër maksimal të votave dhe si BDI që nga viti 2002 në gjitha ciklet fiton, unë do mundohem të jap përgjigje duke përmendur një sërë emrash por vetëm nga Cairi e bëjmë një listë, derisa të kaluarën para viti 2002 subjektet shqiptare punësonin për 4 vite nga 20-30 qytetarë të Cairit këta emra sot janë emra që drejtojnë institucione në nivel qendrorë ky është besimi që i jep Ahmeti Cairit, dëshiroj të përmend se në Çair nga viti 2002 janë bërë mbi 2500 punësime gjithashtu fakti se Çairi është një degë që është e organizuar dhe funksionon duke punuar në cdo pjesë të komunës me 13 këshilla vendor e shfrytëzoj rastin që të falenderoj për kontributin, për të pasur strukturë si kemi ne duhet të kesh lider të mirë komunal andaj edhe pse lideri ynë i degës është modest por dua të falenderoj për punën që bën e drejton degën në fitore, shtabi ka marë detyrën nga shtatori i vitit kaluar e ky është aktiviteti i 97 nga 3 shtatori i vitit kaluar, dua të përmend se filluam me forumin rinor e më pas me të gruas dhe me aktivitete nëpër gjitha qytetet, kemi pasur aktivist e përkrahje maksimale në të gjitha takimet kemi përmend se gjithë ushtarët e BDI kemi pasur rastin ti shohim në të gjitha takimet, ftoj në numër masovik si jemi sot këtu me 20 nëntor në sallën Boris Trajkovski të japim grushtin e parë, si i fiton BDI zgjedhjet në nivel republikan? Falë punës së liderit tonë Ali Ahmeti i cili e bëri Kosovën shtet të pavarur dhe statusin e shqiptarëve në Maqedoni, ka shtuar mes tjerave z. Neziri.
Izet Mexhiti: Shqiptarët janë ngopur me fjalë e muhabete e ridefinime, Ahmeti bëri ëndërrën e shqiptarëve realitet
Kryetari i komunës së Çairit dhe nënkryetari i BDI-së z. Izet Mexhiti në fjalën e tij tha se vizioni i Ahmetit e ka bërë komunën shqiptare Çairin një nga më urbanet në zemër të Shkupit.
Duke përshëndetur kryetarin tonë ju përshëndes gjithëve që jeni këtu, të nderuar sot këtu në këtë tubim me qytetarët e Cairit sot këtu nuk janë në një takim qytetarë e për të pyetur e sugjeruar mendoj se sonte këtu jemi mbledhur së bashku për të festuar transformimin e qytetit të Shkupit se dekada me rradhë u munduan sisteme e shërbime për të zhveshur nga cdo element shqiptarë e ishte lufta e UÇK dhe vizioni i Ali Ahmetit që cdo ditë nga pak e bën Shkupin të frymojë shqip, sonte këtu jemi për të falenderuar kryetarin tonë që krijoi komunë shqiptare urbane Çairin për të falenderuar për punësimin e shqiptarëve në gjitha poret e shoqërisë nuk ka më institucion që nuk të pret administratori shqiptarë drejtori etj..një ëndër e kahmotshme që në vitet e 80 për themelimin e universitetit Nënë Tereza mu në zemër të Shkupit para parlamentit republikan, ne jemi ata që japim salla e vende për të mbajtur takime por harojnë se Ali Ahmeti nuk vjen nga sallonet por ka sfiduar e kaluar situata më të vështira se ai vetëm na ka bashkuar më shumë dhe përgjigjen do e marin më 11 dhjetor si e kanë marë gjithmonë, ne i ftojmë për ide e programe por disa që premtojnë ridefinime të vendit e që populli shqiptarë është ngopur nga llafet e muhabetet edhe para e pas Ahmetit ka pasur ridefinime por ishte i vetme që në 2001 me UÇK e ndryshoi kushtetutën e vendit e më 11 dhjetor shqiptarët gjithandej e kanë të qartë se cili është opcioni i veprave dhe i llafeve, ka thënë për fund Mexhiti.
Ali Ahmeti: Kemi shumë energji e kuadro sa që edhe një perandori janë në gjendje të rrëzojë e jo të vetëm këtu të triumfojnë
Lideri i BDI-së në fund të takimit me banorët e Çairit ka thënë se nuk ndihet fajtorë për investimet e veprat e mira që i ka bërë për shqiptarët, vendosjen e përmendoreve të ndryshme të vëprimtarëve të shquar në qendrat e kryeqytetit të Maqedonisë.
Po vëzhgoj e dëgjoj oponentë politik se nuk mund të jem indiferent se nuk na lënë rahat sektori i propagandës që të jem në rrjedhë të ofertave sepse kam porositur Bujarin të më përcjellë mua ofertat e të tjerëve që duan të provohen e të dalin në mejdan më 11 dhjetor, Bujari i ka mbushur përplot nga partitë e iniciativat e tjera me sharje, platformat e tyre janë si të shajnë e ofendojnë BDI, do isha i lumtur sikur të na shanin dhe të na tregonin se cfarë nuk kemi bërë mirë e cka nuk kemi arritur të bëjmë vërtetë po ju them pavarësisht oponentëve BDI ka shumë energji e kuadro sa që edhe një perandori është në gjendje të rrëzojë e jo të triumfojë në këtë vend e këto hapësira por ama më dhimbsen se në cfarë niveli bien disa që pretendojnë se udhëheqin parti politike, unë do të gëzohesha si do gëzoheshte cdo anëtarë i BDI sikur të dalin më të zot më të pregaditur se sa BDI nuk mund të përgaditësh kuadro brenda një muaji e viti, BDI është investim kombëtarë 15 vite ka investuar për ngritje ne jemi të vetëdijshëm që kemi pasur dobësi por edhe i kemi luftuar e reflektuar, kemi guxim e qëllim, e më thuani në rajon apo tek ne vetëm në BDI mund të ndodh një qeveri të tërë të ndryshosh me kërkesë të atyre që ishin në drejtim, koha e kërkon momenti poashtu se të gjithë ishin vërsulur kundër neve dhe ne nuk treguam ligësi por lidership, 12 funksionarë dhe i hapëm krahun rinisë vetëm BDI e bën dhe gjithë tok së bashku këtu sepse vlerat kombëtare duhet ruajtur, të këqij se e bëmë sheshin Skenderbeu e vendosëm Isa Boletinin në Saraj, vendosëm 3 gjigant të mëdhej në qendër të Shkupit, Pjetër Bogdani, Nexhat Agollin, Josif Bagerin, që të tre i takojnë tre përkatësi fetare njëri katolik musliman dhe ortodoks por kanë një gjak shqiptarë e i kemi vendosur aty të jetë mesazh për rininë tonë, vendosëm Skenderbeun e është faji jonë? Unë nuk jam fajtor se luftoj për cilësi e kuadro në arsim e specialist në shëndetësi, para 10 vitesh sa specialist shqiptarë kemi pasur me numra të vogël sot janë qindra, a kanë përfunduar të gjitha jo vëllezër se unë e di cka kemi bërë dhe cfarë duhet më shumë, ka lëshime sigurisht por ai që punon edhe gabon por ama gjallë e të fortë na bën se nuk e humbim besimin te qëllimi shumë fisnik e kemi e këtë marësi e qëllim sigurisht që populli nuk është i verbër por qe 15 vite të gabojë ky komb se qenka i marë ky komb e nuk din kë të përkrahë? Kështu që kur është nijeti i mirë edhe Zoti të ndihmon, në situata tepër të vështira nuk kam menduar që mbijetoj por Zoti ka qenë me mua e më ka ndihmuar se kemi qenë në rrugë të drejtë kurrën e kurrës le të jenë kundërshtarë por ama jo armiq e me zemër të zezë por kundërshtarë politik programatik e i shtrijë dorën e garojmë si burrat, kombi është ai që vlerëson, ka thënë për fund lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti.