Ali Ahmeti në Karshiakë: Qendra të huaja po investojnë për të përçarë votën shqiptare

Lideri I BDI-së, z. Ali Ahmeti para banorëve të Moranës së Karshiakës dha një porosi të fuqishme kombëtare për unifikim të popullit dhe votës që të mos lejohet shfuqizimi i faktorit shqiptar në vend.
Sipas z. Ahmeti, këto zgjedhje janë vendimtare pasi nuk duhet lejuar përsëritja e 2011 ku përmes përçarjes, humbi fuqia e 50 mijë votave të cilat mund të sillnin një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish shqiptarë në Kuvend.
“Duhen të bëhen bashkë të gjitha partitë e vogla. Le të na fitojnë neve, por mos ta përçajnë votën. Nuk kemi mentalitet ofendues ndaj të tjerëve. Të tjerët po zhvillojnë një politikë të tillë ku po investojnë edhe qendra të huaja ë cilat nuk duan të mirën jo vetëm të BDI-së por edhe të shqiptarëve në tërësi”, u shpreh Ahmeti para banorëve të Moranës.
Ahmeti gjithashtu tha se BDI ofron një të ardhme përmes kuadrove të përzgjedhura, që dëshmohet edhe me programin tashmë të njohur në opinion, andaj, tha Ahmeti, vota për BDI-në nuk do të përçahet dhe humbasë.
“Nëse nuk do kishte kuadro BDI-ja, nuk do dilja tëkërkoja votë nga shqiptarët. Dalzotës janë këta njerëzqë ka BDI, të cilët u kalitën në luftë e paqe”, tha Ahmeti.
Në përfundim të vizitës, kryetari i  BDI-së porositi vendasit se ende nuk është përmbyllur kapitulli, por se edhe përskaj pengesave që do i ketë BDI, puna drejt zbatimit të plotë të Programit që ka kjo parti, nuk ka për t’u ndalur.