Ali Ahmeti në Krushevë: Të mos përçahemi

Lideri i BDI-Së, z.Ali Ahmeti takoi banorët e Presillës, Komuna e Krushevës ku u bashkëbisedua Shqip mbi çështjet që tangojnë banorët e kësaj ane. Z. Ahmeti, para banorëve të zonës porositi qartë se nuk do lejohet asnjë hap drejt asimilimit dhe çuarjes në harresë të gjuhës shqipe, që përkon edhe me zotimet për barazi dhe vetdijësim gjuhësor të BDI-së.
“Më vjen mirë që edhe këtu frymohet shqip. Ju e dini mirë se çfarë do të thotë asimilim, çfarë do të thotë shtypje. Kandidatët për deputet do të mbrojnë interesat shqiptare, posaqërisht të kësaj ane. Ju si shqiptarë të Krushevës nuk keni nevojë të ndahemi, duhet të jemi bashkë dhe me këtë të rrisim numrin e këshilltarëve në Komunën e Krushevës”, porositi të pranishmit z. Ahmeti.
Ahmeti dha mesazh të prerë banorëve të zonës së Krushevës, të cilëve u tha se interesat e shqiptarëve i mbron vetëm BDI. Ahmeti premtoi se takimet do jenë më të shpesha me banorët e kësaj zone pasi momenti është që ti gjindemi afër njëri-tjetri