ALI AHMETI në Reçicë të Vogël: BDI forca e pamposhtur e shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sonte përmbylli fushatën zgjedhore në Reçicë të Vogël, në Reçicën e Universitetit të Tetovës, e të rezistencës kombëtare.
Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti para banorëve të Reçicës së Vogël u zotua se partia që ai udhëheq do të vazhdojë “betejën” paqësore me të gjitha qarqet që nuk ia dëshirojnë të mirën shqiptarëve.
“BDI është forcë e pamposhtur, që fiton, por ne nuk dëshirojmë fitore do si do, ne duam mandat të rëndësishëm ku do të mund të tejkalohen çështjet që vërtet duan imunitet. Problemi i çështjes së emrit do mirëkuptim brenda shteteve, siç është kontesti me palën greke apo me atë bullgare. Ne jemi përpjkur si BDI që të mos qëndrojmë si shiques, por jemi kyqur në mënyë aktive për zgjidhjen e këtyre problemeve. E lehtë është të ikësh nga fronti dhe nuk ka më lehtë t’ia kthesh shpinën furtunës. Ne qëndruam aktor në këto ngjarje, në këto zhvillime të mëdha, prandaj dolëm të sukseshëm në këto negociata”, deklaroi kryetari i BDI-s dhe bartësi i listës zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 6, z.Ali Ahmeti.
Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri para banorëve të Reçicës së Vogël tha se shqiptarët (BDI) i kanë punët mirë, por do t’i bëhet edhe më mir nëse me datë 11 dhjetor, në njësinë zgjedhore numër 6 do të marrim 10 apo më tepër deputet.
“Ky është aktiviteti i katërt për sot, që nëse tërheqim një mesatare, në çdo takim me qytetarë ka pasur më tërë kohën më tepër se nga 300 aktivistë, që  d.m.th kryetari Ali Ahmeti deri më tani ka takuar mbi 18 mijë aktivistë, kurse  vetëm gjatë konventës zgjedhore që u mbajt në Shkup të pranishëm ishin mbi  16 mijë aktivistë të tjerë. Këto numra dëshmojnë se unë duhet të përmirësojë fjalimet e mia të mëparshme, kur thoja se BDI në çdo kohë ka të gatshëm në terren 15 mijë aktivistë, pasi ky numër tashmë është tejkaluar. Ne me datën 11 dhjetor do të sfidojmë rezultatin e vitit 2014 dhe do të marrim më tepër deputet”, u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror, z.Bekim Neziri.
Para simpaizantëve të BDI-së në Reçicë të Vogël foli edhe kandidatja për deputet në njësinë zgjedhore numër 6, znj. Shpresa Hadri. Ajo premtoi se BDI do të vazhdojë të kontribuojë për mirëqenien e shqiptarëve.
“Ne do të vazhdojmë me realizimin e platformës sonë, me vazhdimin e investimeve në zonën e lirë ekonomike, me investimet kapitale në Kodrën e Diellit dhe zhvillimit ekonomik të malësisë dhe rajonit në përgjithësi. Javën e ardhëshme do të nisë të realizohet projekti për gasifikimin e Pollogut”, u shpreh, znj.Shpresa Hadri, kandidate për deputet në njësinë zgjedhore numër 6.
Të pranishmëve iu drejtuan edhe kryetarja e Tetovës, znj.Teuta Arifi dhe zëvendës kryeministri, z.Festim Halili.
BDI nesër fushatën do t’a vazhdojë në Dibër e rrethinë.