Ali Ahmeti ne “Rruga Drejt”Kam qenë dhe do jem në Kumanovë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka folur edhe për tubimin e fundit të BDI-së në Kumanovë.

“Në Çerkez jam prit nga 1 mijë e sa njerëz që ka qenë përplot. Jashtë sallës kanë qenë disa njerëz të pakët që kanë qenë të manipuluar dhe kjo duhet të shihet.

Asnjëri prej atyre që kanë dalë të pengojnë tubimin në Kumanovë kam kërkuar të mos preket askush, kam hyrë në mesin e të gjithë atyre njerëzve që më prisnin.

Një javë para është ditë se do ketë takim në Kumanovë. Unë kam qenë në qytetin e Kumanovës, Çerkezi është në Kumanovë dhe do jem në Kumanovë dhe kur do kërkojnë bashkëveprimtarët e mi që të jem aty”, ka thënë Ahmeti në “Rruga drejt” në Alsat-M, transmeton Aktuale.mk.