Ali Ahmeti në Tetovë: BDI ka ndërtuar dhe vazhdon të forcojë e ndërtojë vlera

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka zbarkuar në qytetin e Tetovës. Zv/kryeministri Festim Halili sonte në Tetovë u shpreh se BDI hapi shume vende pune dhe themeloi edhe universitetin e dytë shtetëror atë të NËNË TEREZA.

“U munduam që së bashku t’i përballim gjitha sfidat duke shfytëzuar vrrullin rinor tonë. Ne nuk duam që të merremi me fjalë e llafe, por të ndjekim vizionin e kryetarit Ali Ahmeti që të shtyjmë përpara proceset që shqiptarët të kenë barabarësinë e plotë në shtet”, ka thënë Halili i BDI-së.

Kandidatja për deputete e BDI-së në njësinë e gjashtë zgjedhore Merita Mustafai, tha se BDI nga viti 2002 lindi si një forcë e re e organizuar dhe kombëtarisht ku në krye të saj ishte komandanti dhe kryetari i tanishëm i BDI-së Ali Ahmeti.

“Forcë kjo që ka vizion të qartë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, e ka dëshmuar besimin e qytetarëve në çdo fushë të jetës. Garancia më e sigurt e qytetarëve është se ajo do vazhdojë kursin e saj deri në realizimin e plotë të kërkesave të shqiptarëve”, ka thënë Mustafai.

Ndërsa, shefi i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri ka thënë se dega e Tetovës është poashtu me numër të madh me organizimin e këtij tubimi madhështor, pas asaj në Gostivar, Çair…

“Kur është Tetova e fortë, është i fortë edhe Gostivari, edhe Çairi, Kumanova. I fortë është mbi të gjitha Ali Ahmeti dhe janë të fortë gjithë shqiptarët në Maqedoni”, ka thënë Neziri në tubimin në Tetovë.

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi ka thënë në tubimin në Tetovë se BDI është rezultat i shpirtit të pathyeshëm të popullit shqiptar në Maqedoni, dëshirës dhe angazhimit të këtij populli, konceptit evropian që ky popull e dëshiron ta ketë fat të pandashëm.

“Sdifat nuk kanë qenë të lehta, sepse janë të lidhur me elementin e bashkëqeverisjes po dhe të ndarjes së pushtetit me bashkëqytetarët tanë me kombësitë tjera. Në këto zgjedhje të kemi rezultatin më të mirë të mundshëm, jemi çelësi i vetëm që luan rolin në qeverisjen e ardhshme. Nuk e kemi problem konkurrencën, sepse jemi demokrat, dhe askush nuk mund ta nënvlerësojë atë që ka bërë kjo parti për gjitha këto vite”, ka thënë Arifi, kryetare e Tetovës.

BDI ka ndërtuar dhe vazhdon të forcojë e ndërtojë vlera, sepse nuk them që kemi arritur kulmin, dhe ne kemi nevojë që të reflektojmë, ka thënë lideri i BDI-së Ali Ahmeti në tubimin në Tetovë.

“Unë e dija se UT-ja do legalizohet, do bëhet, e dija se këto vlera që ndërtohen, sepse njerëzit duan punë, mirëqenie dhe atëherë i jemi rekur punëve me diplomacinë ndërkombëtarë për të investuar. Nuk e humbëm besimin tek qëllimi.

A filloi me punë Zona e Tetovës, po, sepse nuk e humbëm qëllimi që buronte nga zemra që njerëzve t’u krijojmë perspektivë. UT-ja, si Festimi (zv/kryeministri) që ju keni dalë nga atje, turp do ishte nëse nuk e legalizonim, sepse aty është derdh gjaku i Abdylselam Eminit. Ne jemi një lëvizje, një front…”, ka thënë Ahmeti.

Ca lëvizje, madje shajnë vetëm BDI-në dhe Ali Ahmetin. Nuk është vizion ky, sepse 14 vite i kam thirr të ndërtojmë vlera, sepse ata ndërtohen bashkërisht, por përsëri vazhdojnë me avaze që janë instaluar në këto hapësira, ka vijuar në paraqitjen e tij lideri i BDI-së Ali Ahmeti, lidhur me paraqitjen e disa subjekteve të reja në vend.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme, proceset duan burrështetas, bashkim, si që është BDI që ka prodhuar kuadro të gjitha niveleve. Por, kursin edhe unë do e ndryshojë, sepse shqiptarët nuk janë për teatër, që t’i fusin në lojëra të pista, por do i godasim të gjithë, do i shembi, politika është politikë dhe i thërrasim të jenë më të edukuar, me platforma, por jo me sharrje e fyerje më të ndryshme. A janë bashkë, më duket nja 2 apo 3 (duke aluduar në subjektet e reja). Të bëhën bashkë kundër BDI-së, por jo të humbin shqiptarët”, ka thënë Ahmeti në tubimin madhështor në Tetovë.