Ali Ahmeti në tubimin përfundimtar: Lirinë që e fituam me gjak, ska çmim që dikush mund ta blejë

Cep më cep ishte mbushur sheshi Iliria në Tetovë ku atmosfera ngjasonte më shumë me një festë të një fitoreje të madhe se sa një tubim.
Emocione të shumta dhe adrenalina nuk mungoi në turmë, por jo nga Ilir Shaqiri ose nga të tjerët që performuan para publikut. Emocionet i ngjalli Ali Ahmeti me fjalimin e tij unifikues, i cili për finalen e fushatës zgjedhore, kërkoi unifikim vote për fuqizim të faktorit shqiptar në Maqedoni.
Ahmeti para të pranishmëve tha se BDI nuk mbron më vetëm një platformë politike, por doktrinë kombëtare dhe që nuk ka forcë tjetër që mund t’i bëje ballë gjithçkaje pos BDI- së.
“Nuk ka kompromis me doktrinën tonë. Barazi e plotë, ky është mandat I barazisë së ploitë të shqiptarëve të Maqedonisë. Unë po flas I pari sepse unë para jush paraqes zërin e të gjithë këtyre bashkëpunëtorëve të mij deputetë e kandidatë. Unë paraqesh një zë këtu, e ai është BDI I cili ju përfaqëson juve. Ju jeni motori, energjia që keni mbrojt me sukses doktrinën e platfotrmën e BDI-së”, u shpreh lideri I BDI-së Ali Ahmeti.
Ahmeti para të pranishmëve tha se BDI është e orientuar për një mirëqenje ekonomike të popullit shqiptar dhe nuk ka asgjë që do e devijojë nga ky qëllim.
“Kudo që kam shkuar, të gjithë njerzit kanë kërkuar zhvillim ekonomik. Kush mund të bëje më mirë se sa bijtë dhe bijat e juaja që janë radhitur prapa BDI-së tonë të fuqishme. Sigurisht që të pakonkurent me dije e pajisje. Ngado që kemi shkuar, njerëzit dhe qytetarët kërkojnë vende të reja të punës, kërkojnë perspektivë. Kush mund ta bëje më mirë se këta që janë para jush, që hapën më shumë se 2 mij vende pune brenda 2 muajve”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti më tej tha se, BDI nuk dëshiron vetëm ekonomi të mirëfillt për popullin shqiptar, por edhe arsim cilësor I cili do ecë para në vazhdimësi.
“Kush më mirë mund të ju përfaqësojë se sa ata që mundësuan një universitet të zyrtarizuar dhe tjetrin të themeluar mu aty ku e kërkonte vetë Rilindja kombëtare, mu në qendër të Dardanisë, në Shkup, me emrin Nënë Tereza”, tha Ahmeti, duke shtuar se, shqiptarët duhet unifikuar me ata që mundësuan dhe po punojnë çdo herë drejt stabilitetit.
“Kudo që kemi qenë, njerëzit kërkojnë paqe dhe qetësi e siguri. E kush dinë më mirë ta bëj atë pos atyre që bënë luftën Clirimtare, pasi vetëm ata dinë të bëjnë paqen, e të ndërtojnë të ardhmen, pasi kështu I ka mësuar doktrina shqiptare. E kush tjetër, pos bijve dhe bijave të këtij trolli të cilët janë edhe garant I stabilitetit, pasi kështu duan shqiptarët dhe qytetarët”, u shpreh Ahmeti.
Ahmeti përmbylli fushatën duke kërkuar unifikimin e votës për një mandate më të fuqishëm shqiptar, duke kërkuar kështu edhe nga oponentët, të mëdhenj e të vegjël, t’i bashkojnë forcat për mos çuarje huç të mandateve në kuvend.